• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria apelon deri te qytetarët që të mos përgjigjen në SMS mesazhet ku ajo paraqitet si dërguese

Qeveria apelon deri te qytetarët që të mos përgjigjen në SMS mesazhet ku ajo paraqitet si dërguese

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se NUK ka dërguar SMS dhe mesazhe të tjera që ofrojnë kompensim. Në rastin konkret të shfaqur në orët e kaluara (të paraqituta në fotografitë e mëposhtme) bëhet fjalë për mashtrim dhe phishing mashtrim i cili është raportuar dhe tashmë po veprohet nga shërbimet përkatëse.

"Përderisa qytetarët pranojnë ose kanë pranuar tashmë një mesazh me përmbajtje të tillë apo të ngjashme, në të cilin dërguesi është shënuar Qeveria, duhet ta konsiderojnë atë si rrejshëm dhe të mos klikojnë në lidhjet e dhëna dhe as t'u përgjigjen mesazheve që kanë pranuar", theksojnë nga Qeveria.

Apelojnë deri te qytetarët që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale.

"Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale, pra të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona identiteti i të cilëve nuk mund të vërtetohet paraprakisht", theksojnë nga Qeveria. mb/

Фото: Влада

 

QËNDRONI TË LIDHUR