Ulen çmimet e benzinës dhe naftës
- - Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata ulet për 1,50 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E-V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,00 denar për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:43, 20 maj, 2024

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata ulet për 1,50 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E-V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,00 denar për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS 95 do të jetë 83,00 denarë, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 85,50, EURODIZEL BS (D-E-V) për 73,00, ndërsa Vaji Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 72,50 denarë për litër.
Për 0,306 denarë ulet çmimi i Mazutit M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 42,629 denarë. qa/fc/
Foto: MIA