• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Me mobilizim masiv më 24 prill dhe më 8 maj nuk presim asgjë më pak se dy fitore

Pendarovski: Me mobilizim masiv më 24 prill dhe më 8 maj nuk presim asgjë më pak se dy fitore

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Sonte me praninë e madhe konfirmojmë se kjo nuk është komunë e VMRO-DPMNE-së siç mendojë disa, por është komunë e qytetarëve të cilët duan shtetin e vet, Maqedoninë, ta shohin sa më parë si pjesë të Evropës së zhvilluar dhe prosperuese, deklaroi kandidati i LSDM-së për president , Stevo Pendarovski, në tubimin e sontëm në Gazi Babë.

"Nuk ka kthim prapa. Me këtë prani, me këtë entuziazëm, me mobilizim masiv, më 24 prill dhe më 8 maj nuk presim asgjë më poshtë, asgjë më pak se sa dy fitore. Më 8 maj të vijmë sërish këtu dhe t'i festojmë dy fitoret edhe të zgjehdjeve parlamentare, edhe të atyre presidenciale", tha ai.

Pendarovski theksoi se nëse e fiton besimin e qytetarëve, do të vazhdojë me punën e tij si deri më tani.

Në tubim, Pendarovski i potencoi si suksese marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në Aleancën e NATO-s.

Ai foli edhe për deklaratat e partisë opozitare se do të anulojë dhe sërish do t'i negociojë të gjitha marrëveshjet.

"Kush na jep garancë, i pyesim për atë se ato marrëveshje janë fare të mundura, cili nga faktorët ndërkombëtarë është mik me ju, partner strategjik i cili mund t'ju japë garancë - erë në shpinë, të bëni marrëveshje më të mirë për Maqedoninë? Miq të dashur, nuk e kanë asnjë partner strategjik të cilin ne tashmë nuk e kemi siguruar, i cili tashmë nuk është në anën tonë", tha presidenti.

Sipas tij, siç tha, rruga e vetme e vërtetë, garanca e vetme për perspektivën tonë, të ardhmen, fatin dhe shpresën e vetme për të rinjtë është rruga perëdnimore dhe Aleanca perëndimore.

Pendarovski bëri thirrje për mobilizim masiv më 24 prill.

"Nuk keni se për çfarë të mendoheni shumë. Mos lexoni shumë në fletë, vetëm rrumbullakësojeni numrin 1 dhe keni garancë se Maqedonia do të vazhdojë përpara", tha ai.

Paraprakisht, kandidati për president i koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja ishte në takime me banorët e komunave të Shkupit - Saraj, Çair dhe Gjorçe Petrov. ab/

Foto: Pendarovski; Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR