Pas stuhisë së djeshme, sot moti me diell me temperatura deri 38 gradë, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
- - Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit do të ketë edhe në disa vende shi më afatgjat me erë të fuqishme dhe bubullima, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Fitore Curri
- 07:55, 24 qershor, 2024
Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit do të ketë edhe në disa vende shi më afatgjat me erë të fuqishme dhe bubullima, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë. UV=8.
Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginave është e mundur paraqitje e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.
Gjatë javës së ardhshme kryesisht në orët e pasdites do të ketë paraqitje më të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmybeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër. Në ditët në vijim edhe më tutje do të jetë nxehtë, por me rënie graduale të temperaturës ditore. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s