Pas një pauze 9-mujore - Raund i ri i dialogut Prishtinë -Beograd në nivel të lartë do të mbahet në Bruksel
- Raund i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Kosovës, Albin Kurti do të mbahet sot në Bruksel.
Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - Raund i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Kosovës, Albin Kurti do të mbahet sot në Bruksel.
Nikoqir i takimit do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borel, ndërsa në dialogun do të marrë pjesë edhe deputeti i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak.
“Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë dhe i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak do të kenë takime të veçanta me liderët, pas të cilave do të vijojë një takim i përbashkët trepalësh”, thuhet në kumtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS).
Në kumtesën shtohet se takimi do të jetë për vlerësimin e të arriturave në dialogun nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë.
Pas takimit pritet Borel t'u drejtohet mediave.
Mbajtja e një raundi të ri dialogu u ra dakord gjatë vizitave të Lajçakut në Kosovë dhe Serbi javën e kaluar.
Në prag të raundit të ri të dialogut në Bruksel, Borel tha se “po bën përpjekje që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet në një zgjidhje operative” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kurti dhe Vuçiq për herë të fundit janë taktuar në Bruksel më 14 shtator 2023. ls/