• e hënë, 23 dhjetor 2024

Partitë promovojnë kandidatët për deputetë, deri më 2 prill duhet t'i dorëzojnë në KSHZ

Partitë promovojnë kandidatët për deputetë, deri më 2 prill duhet t'i dorëzojnë në KSHZ

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) - Pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare gjatë fundjavës i promovojnë kandidatët për deputetë. LSDM dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë  kanë paralajmëruar promovime për sot, ndërsa dje koalicioni "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE promovoi kandidatët për deputetë.

Në promovimin e LSDM-së, janë paralajmëruar  fjalime të bartësve dhe bashkëbartësve nga të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, përkatësisht kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kryetares së LDP-së Monika Zajkova, Oliver Spasovskit Fatmir Bytyqit, Sanja Lukarevskës, Lupço Nikollovskit, Venko Filipçes, Jovana Trençevskës, Jovan Mitreskit, Bisera Kostadinovska Stojçevskës, Sllavjanka Petrovskës dhe Agron Demirit.

Edhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë sot në konferencë për media do të prezantojë listën e kandidatëve për deputetë.

Dje, në konventën e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Maqedonia yte" i promovuan bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë.

Në Njësinë e parë zgjedhore bartës i listës është lideri i partisë Hristijan Mickoski, në të dytën Vllado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të katërtën Aleksandar Nikollovski, në të pestën Gjorgia Sajkoski dhe në të gjashtën Dafina Stojanovska.

Mickoski tha se po marrin pjesë me njerëz të ndershëm dhe të sinqertë me integritet në të cilët, siç tha ai, beson shumë. Ai u ka dërguar mesazh edhe kandidatëve për deputetë se përgjegjësia është e madhe dhe se do ta kenë personalisht atë kundërshtar nëse bëjnë një hap që do t'i shkaktojë dëm dhe dhimbje kujtdo.

Ai theksoi se këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare jo vetëm për të rregulluar gjërat, por, siç tha ai, edhe sepse janë një shans për të dërguar një mesazh për ata që kanë grabitur vendin me dekada.

Pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t'i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 2 prill.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tashmë janë kristalizuar pesë koalicione dhe dy parti që do të shkojnë të pavarura. Bëhet fjalë për "Koalicionin për Ardhmërinë Evropiane" të udhëhequr nga LSDM-ja, koalicioni "Maqedonia yte" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni "Guximshëm për Maqedoninë" i udhëhequr nga GROM, koalicioni "Fronti Evropian" i udhëhequr nga BDI dhe koalicioni "VLEN" i opozitës shqiptare. Të pavarura në zgjedhje, sipas njoftimeve të deritanishme, shkojnë ZNAM - "Për Maqedoninë tonë" dhe partia "E Majta".

Koalicionit Fronti Europian" mbrëmë iu bashkangjit edhe krahu i Aleancës për Shqiptarët i Zijadin Selës. 

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se nevojitet një fushatë paqësore dhe Fronti Evropian, sipas tij, ka kapitalin më të madh njerëzor që do t'i çojë proceset përpara së bashku me turqit, romët dhe boshnjakët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR