• e mërkurë, 15 janar 2025

Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Fico

Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Fico

Bratisllavë, 14 janar 2025 (MIA) - Partitë opozitare sllovake do të kërkojnë votim të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Robet Fico, deklaroi lideri i partisë më të madhe opozitare sllovake "Sllovakia Progresive", Miçel Simeçka, i cituar nga mediat britanike.

Kërkesa për mocion parashtrohet pasi që kryeministri Fico muajin e kaluar udhëtoi në Moskë në takim me presidentin rus Vladimir Putin.

"Robert Fico e harron Sllovakinë. Në vend që të jetë në vendin e tij dhe të punojë në zgjidhjen e problemeve, ai udhëton nëpër botë dhe u nënshtrohet diktatorëve", tha Simeçka në konferencë për shtyp. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR