• e diel, 22 dhjetor 2024

Parlamenti grek do të vendosë për amendamentin për bllokimin e pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë së ish-deputetit të Agimit të Artë

Parlamenti grek do të vendosë për amendamentin për bllokimin e pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë së ish-deputetit të Agimit të Artë

Athinë, 10 prill 2023 (MIA) – Sot në komisionin kompetent, ndërsa nesër në seancë plenare, Parlamenti grek do të vendosë për amendamentin e Ministrisë së Punëve të  Brendshme me të cilin në mënyrë shtesë sqarohet  ligji që ka të bëjë me përjashtimin nga procesi zgjedhor të partisë së ish-deputetit nga Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, i cili po vuan dënimin me burg për formim të organizatës kriminale, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Amendamenti parashikon që Gjykata e Lartë në seancë plenare të vendosë për pjesëmarrjen në zgjedhje të një partie të caktuar.

Partia Kombëtare-Grekët, e cila në Greqi quhet  edhe “partia e Kasidiarisit”, e ndryshoi njeriun e parë që ta anashkalojë ligjin ekzistues që mund të bllokojë pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

 Në vendin e Kasidiarisit, i cili do të jetë kandidat për deputet në Athinë,ka ardhur ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Anastasios Kanelopoulos.

 Parlamenti grek tashmë ka miratuar një ligj me të ciln ndalohet në zgjedhje të marrë pjesë një parti, kryetari, sekretari i përgjithshëm ose drejtuesi aktual i së cilës është dënuar për vepër kriminale, ndërsa tani, me amendamentin  vendosen kufizime shtesë.

I gjithë rasti me “partinë Kasidiarisit” ka shkaktuar një sërë reagimesh në Greqi ditët e fundit ndërsa me një qëndrim publik, diçka jo të zakonshme, doli nënkryetari i Gjykatës së Lartë, Hristos Zanerikos, i cili konsideron se amendamenti është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e gjykatës.

 Partia "Partia Kombëtare - Grekët",  sipas sondazheve të mendimit publik në vend, merr rejting të mjaftueshëm për të kaluar pragun e nevojshëm zgjedhor prej tre për qind dhe për të siguruar një vend në Parlament.

 Vendimi nëse partia do të marrë pjesë apo jo në zgjedhje do ta marrë Gjykata e Lartë e Greqisë, me siguri më 5 maj.

 Kasidiarisi, i cili aktualisht ndodhet në burg, në periudhëm nga viti 2012 deri në vitin 2019  ka qenë deputet i Agimit të Artë, ndërsa në tetor të vitit 2020 është dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg për  për shkak të formit të një organizate kriminale. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR