• e diel, 07 korrik 2024

Parashikimi motit

Parashikimi motit

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë vranësira të shtuara me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 26 gradë.

Nga DPHM-ja informojnë se moti në Shkup do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe pasdite me vranësira të shtuara. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira  me periudha me diell. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima, sidomos ditën e martë, kur temperaturat gjatë ditës do të zvogëlohen për disa gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR