• e hënë, 14 tetor 2024

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe më nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 20 deri 28 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë Celsius.

Gjatë javës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Nga e enjtja do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes nëpër lugina, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të jenë në rënie.

QËNDRONI TË LIDHUR