• e hënë, 14 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

14 tetor 2024 (MIA) 
 
- Dita Botërore e Standardizimit

1450. - Në kushte të vështira Gjergj Kastrioti i propozoi Venedikut t'i dorëzonte Krujën, në mënyrë që ajo të mos binte në dorë të osmanëve. Senati i Republikës nuk e pranoi ofertën që mund ta shpinte Venedikun në luftë me perandorinë osmane. Kruja u shpëtua nga vetë shqiptarët dhe shumë studiues e konsideruan këtë lëvizje të Skënderbeut si një manovër të hollë diplomatike. 

1705. - Marina angleze pushton Barcelonën gjatë Luftës së Spanjës për shkëputje. 

1806. - Napoleoni mund prusianët dhe saksonët në betejat e Jenës dhe Auerstadt në Saksoni. Brenda gjashtë javësh ai përfundoi pushtimin e Prusisë. 

1890. - Lindi Dwight David Eisenhawer, politikan dhe gjeneral i ushtrisë amerikane. Ai ishte komandant suprem i Forcave Aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe president i 34-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 1953-'61. 

1913. - Në Universal Colliery në Glamorgan të Uellsit, ndodhi tragjedia më e rëndë në minierat britanike. Si rezultat i një shpërthimi gjetën vdekjen 439 persona. 

1933. - U nda nga jeta albanologu dhe etnografi hungarez Franc Nopça. Lindi në vitin 1877. Studioi ndërtimin gjeologjik të Shqipërisë veriore, por njëherësh mblodhi dhe një material të pasur etnografik. Ishte me origjinë fisniku dhe në vitin 1913 ishte ndër rivalët kandidatë të Princ Vidit për mbret të Shqipërisë. 

1944. - Trupat greke dhe britanike çlirojnë Athinën, e cila ishte pushtuar nga gjermanët nga prilli i vitit 1941. 

1947. - Kapiteni i Forcave Ajrore Amerikane, Carls Jeger, duke fluturuar me një aeroplan ushtarak të fuqizuar me një raketë, thyen kufirin e shpejtësisë së zërit. 

1964. - Udhëheqesi amerikan për të drejtat e zezakëve, Martin Luter King, fiton çmimin Nobel për Paqe. 

1988. - Nagnib Mahfuz, romancier egjiptian, i radhitur nga britanikët përkrah gjigandëve të letërsisë si Dikens, Zola dhe Dostojevski, bëhet shkrimtari i parë i gjuhës arabe që fiton çmimin Nobel për letërsinë. 

1990. - Leonard Bernshtain, kompozitor dhe dirigjent amerikan i veprave klasike popullore si "West Side Ston", vdiq një javë pasi u tërhoq nga skena për arsye shëndetësore. 

1994. - Kryeministri i Izraelit, Jitzhak Rabin dhe ministri i Jashtëm, Shimon Peres, së bashku me kryetarin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Jaser Arafat, ndajnë midis tyre çmimin Nobel për paqen. 

1999. - Vdiq në moshën 77 vjeçare ish- presidenti i Tanzanisë, Julias Nierere. Ai udhëhoqi vendin e tij drejt pavarësisë nga Britania në vitin 1961 dhe ishte president nga vitit 1962-1985, vit kur ai u bë udhëheqësi i parë i Afrikës post koloniale. 

2003 - Nga përmbytja e dy anijeve mallrash kineze në ngushticat e Bohait, 44 personat e ekuipazhit rezultuan të humbur.

### 

 

QËNDRONI TË LIDHUR