• e diel, 13 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

12 tetor 2023 (MIA)

1492. - Kristofor Kolombi bën zbarkimin e tij të parë në Botën e Re. Mbas një lundrimi prej 33 ditësh, nga ishujt Kanarie, ekuipazhi i tij zbarkon në Bahamas, duke menduar se kishte zbuluar Azinë.

1518. - Kur filluan proceset ndaj Martin Luterit, të akuzuar për herezi, ai u detyrua të shkonte në Asamblenë e Augsburgut. Atje, Luteri refuzoi të hiqte dorë nga pikëpamjet e tij, refuzim i cili u bë gjatë një debati me kardinalin Cajetan.

1811. - Paraguai shpalli pavarësi nga Spanja dhe Argjentina.
1822. - Brazili shpall pavarësinë nga Portugalia.

1879. - Emigrantët shqiptarë në Stamboll themeluan "Shoqerinë e të shtypurit të shkronjave shqip", e cila luajti një rol të madh në emancipimin kulturor të popullit tonë. Këshilli qëndror i shoqatës kryesohej nga Sami Frashëri.

1928. - E para "Mushkëri e hekurt" aplikohet në spitalin e fëmijëve në Boston. Ajo u përdor në një pacient që vuante nga poliomeliti.
1935. - Lindi Luçano Pavaroti, tenori popullor italian i njohur në mbarë botën.

1940. - Tom Miks, aktor amerikan i filmit pa zë, vdes në një aksident automobilistik në Arizona. Ai pati shumë sukses dhe u bë kauboji më popullor i kinemasë pa zë.

1960. - Udhëheqësi sovjetik Nikita Krushov, i zemëruar gjatë një debati në OKB rreth problemit të kolonializmit, heq këpucën e tij dhe e përplas disa herë në tavolinë.

1964. - Bashkimi Sovjetik lëshon anijen e tij kozmike 'Voskhod-1' në orbitë. Ajo ishte e para anije kozmike që mbante një ekuipazh.

1978. - U hapën në Uashington nga Presidenti i SHBA, Xhimi Karter, negociatat e traktatit të paqes midis Egjiptit dhe Izraelit.

1992. - Një tërmet prej 5.9 shkallë Rihter goditi Kajron, duke shkaktuar vdekjen e 552 vetë dhe plagosjen e 10.000 të tjerëve. Epiqendra e tij nuk ishte shumë larg piramidave të Gizës dhe Sfinksit.

1993. - Mbretëria e Belgjikës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1993. - Republika Popullore e Kinës e njohi Republikën e Maqedonisë.

1996. - Vdiq në moshën 92-vjeçare Rene Lakost, tenisti i fundit nga "4 moskëtierët" franceze që dominuan botën e tenisit të viteve '20.

1999. - Ushtria e Pakistanit, nën komandën e shefit të shtabit, gjeneral Pervez Musharaf, mori pushtetin në vend me një grusht shteti paqësor. Kjo pas përpjekjes së Kryeministrit Nawaz Sharif për të goditur Musharrafin.

2012. - Bashkimi Evropian është fituesi i sivjetshëm i Çmimit Nobel, për meritat për bashkimin e kontinentit evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR