• e diel, 13 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

13 tetor 2023 (MIA)

1792. - Xhorxh Uashingtoni vendos gurin e parë në rezidencën zyrtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e quajtur 'Shtëpia e Bardhë'.

1860. - Realizohet fotografia e parë ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga një ballon i ngritur 360 metra mbi qytetin e Bostonit, realizohet fotografia e titulluar "Bostoni siç e shikon shqiponja dhe pata e egër".

1884. - Grinuiçi në Angli vendoset si meridiani universal i kohës, sipas së cilit llogaritet koha në mbarë botën (koha sipas Grinuiçit GMT).

1911.- Lindi në Shkodër Millosh Gjergj Nikolla, i njohur me emrin Migjeni. Ai solli elemente të reja në letërsinë shqipe, sidomos në pasqyrimin e jetës së njerëzve të varfër. Në dhjetor 1937 ai niset për në Itali për t'u kuruar në sanatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe ndërroi jetë më 26 gusht 1938.

1912. - U mbajt mesha e parë në gjuhën shqipe në kishën shqiptare në Southbridge të Shteteve të Bashkuara. Kisha me emrin e Shën Kollit u ndërtua nga bashkatdhetarët tanë në mërgim dhe u celebrua nga At Fan Noli dhe At Naum Çere.

1921. - Lindi në Itali Iv Montan, këngëtar dhe aktor i famshëm. Ai u bë një nga këngëtarët më popullorë në Francë dhe interpretoi në filma të tillë si "Pagesa e frikës" dhe "Zhan de Floret".

1923. - Parlamenti turk e shpalli Ankaranë, ish Angorën,për kryeqendër të Turqisë.

1931. - Lindi në Devoll, shkrimtari Dritëro Agolli. Studioi letërsi në Institutin "Gorki" të Moskës. Krijimtarinë letrare e nisi që në gjimnaz. Shumë nga krijimet e tij janë përkthyer dhe botuar në vende të ndryshme të botës.

1943. - Italia i shpall luftë ish- partnerit të saj në bosht, Gjermanisë. Aleatët e pranuan këtë si një akt bashkëpunimi me Italinë.

1972. - Një avion sovjetik Illyushin-62 rrëzohet pranë aeroportit të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord. Kjo shënoi katastrofën më të rëndë në historinë e aviacionit civil deri në atë kohë.

1976. - Një avion "Cargo" Boing 707 i një shoqërie ajrore të Bolivisë humbi një motor pas ngritjes nga Santa Kruiz dhe u rrëzua mbi rrugën kryesore të qytetit. Tre anëtarët e ekuipazhit vdiqën bashkë me 100 persona të tjerë që gjendeshin në tokë.

1990 - Në katedralen e Shën Brazilit, pranë Kremlinit, mbahet shërbimi i parë ortodoks rus pas më shumë se 70 vjetësh.

1993. - Republika e Maqedonisë është pranuar anëtare e plotëfuqishme e Organizatës ndërkombëtare për detari, me seli në Londër.

1995. - Në Shkup, delegacionet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë nënshkruan Memorandum për zbatim praktik të Marrëveshjes së përkohshme të nënshkruar në Nju-Jork më 13 shtator të vitit 1995.

1995. - Josef Rotblat, fizikanti bërthamor, që jetën e tij ia kushtoi ndalimit të përdorimit të bombës, fiton çmimin 'Nobel' të paqes. Në të njëjtën ditë, Franca hedh poshtë kërkesat për ndalimin e provave bërthamore në Paqësorin e Jugut.

1997. - Toni Bler takon udhëheqësin e "Shin fenit", Xherri Adams. Ky ishte takimi i parë midis një kryeministri britanik dhe një udhëheqësi republikan të Irlandës së Veriut për më shumë se 70 vjet.

2000. - Presidenti koreano-jugor Kim Dae-jung u shpall në Oslo fitues i çmimit 'Nobel' të Paqes për përpjekjet e tij në përmirësimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut staliniste, duke i dhënë fund kështu luftës së ftohtë mes të dy vendeve.

QËNDRONI TË LIDHUR