• e diel, 28 korrik 2024

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë dhe të reshura lokale, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore, ku është e mundur edhe paraqitje e bubullimave. Do të fryjë erë e përforcuar verilindore në disa vende me shpejtësi prej mbi 70 kilometrave në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri 27 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 5.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, me erë të përforcuar verilindore. Temperatura minimale do të ulet deri 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë Celsius.

Nesër dhe të enjten do të ketë më shumë periudha të diellit dhe kushte për paraqitje të izoluar të të reshurave të shiut. Pastaj pritet mot stabil dhe më i ngrohtë.

QËNDRONI TË LIDHUR