Mot i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperaturat e mëngjesit minus
- Moti sot është i kthjellët dhe shumë i ftoftë, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.
- Post By Fami Bajrami
- 07:45, 21 shkurt, 2025

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot është i kthjellët dhe shumë i ftoftë, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.
Sipas parashikimit të DPHM-së, temperatura minimale do të jetë në interval prej -14 deri në -4, ndërsa maksimalja do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë.
Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -9, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes ftohtë me temperatura shumë të ulëta të mëngjesit të cilat në disa vende do të jenë negative dhe në disa vende do të ulen edhe nën -10 gradë.
"Nga e diela do të vijojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Nga e hëna do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale, kryesisht reshje të shiut, ndërsa në male me borë të dobët", kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. rq/
Foto: arkivi i MIA-s