• e shtunë, 22 shkurt 2025

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla

Shkup, 22 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale, më të mëdha në pjesët juglindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri -2, ndërsa temperatura maksimale prej 3 deri 10 gradë Celsius.

Edhe në Shkup në mëngjes do të jetë ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranëira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri -8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 9 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nga e diela pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me rritje të vogël të temperaturave. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperaturave të ulëta. Nga e hëna ndërkaq, do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa në male dhe në viset më të larta me reshje të dobëta të borës. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR