• e shtunë, 07 shtator 2024

Paraburgim prej 30 ditësh për një shkupjan i dyshuar për tentim për përdhunim

Paraburgim prej 30 ditësh për një shkupjan i dyshuar për tentim për përdhunim

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Paraburgim prej 30 ditësh i caktoi Gjykata Themelore Penale - Shkup, një personit nga Shkupi, i dyshuar për tentim për përdhunim.

"Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale - sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 - në tentativë – nga Kodi Penal, sqarohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Gjatë ditës së djeshme, i dyshuari, në moshën 31 vjeçare ka sulmuar dje një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj të shprehur me dashje ka tentuar të kryejë akte seksuale ndaj saj.

"Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin "Boris Trajkovski", afër komunës së Kisella Vodës, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë në një rrugë anësore. Ai e shtyu dhe tentoi ta sulmonte seksualisht. Gruaja gjatë gjithë kohës bërtiste, kërkonte ndihmë dhe mundohej të lirohej dhe kur njerëzit filluan të grumbulloheshin, i dyshuari e kishte lënë të shkojë pa e realizuar qëllimin e tij, thuhet në kumtesën e Prokurorisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR