• e hënë, 23 dhjetor 2024

Edicioni i nëntë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit në organizim të Teatrit të Tetovës

Edicioni i nëntë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit në organizim të Teatrit të Tetovës

Tetovë, 6 shtator 2024 (MIA) - Institucioni kombëtar "Teatri i Tetovës" javën e ardhshme është nikoqir i Festivalit të nëntë ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë. Shfaqjet do të jepen nga data 10 deri më 14 shtator në Qendrën e kulturës "Iljo Anteski-Smok" në Tetovë, ndërsa hyrja në të gjitha shfaqjet është falas.

"Publiku do të ketë mundësinë të shikojë pesë shfaqje të përzgjedhura nga ekipi i Teatrit të Tetovës. Fillojmë të martën me premierën e komedisë "Mashtrimet e Patukut" sipas tekstit të Gjerg Fishtës, në interpretim të institucionit tonë Teatrit të Tetovës dhe me regji të Kushtrim Bekteshit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Teatrit, Abdullah Osmani.

Të mërkurën, më 11 shtator, në Teatrin Dramatik Shkup do të shfaqet shfaqja e vetme në gjuhën maqedonase “Terapia mrekullibërëse” sipas tekstit të Daniel Glatauerit, me regji të Dimçe Nikollovskit. Në rolet kryesore luajnë Sonja Stambolxhioska, Maja Veljkoviq Panovska dhe Predrag Pavllovski.

"Teatri i Gostivarit të enjten më 12 shtator do të performojë me shfaqjen “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit. Të premten, më 13 shtator, na vjen një shfaqje nga Turqia, nga Teatri i Bursës, e cila do të interpretojë shfaqjen "Tri rrugëtimet e lobotomobilit", theksoi Osmani.

Festivali mbyllet të shtunën më 14 shtator me shfaqjen në Teatrin e Podujevës së Kosovës me shfaqjen “Krahët e bletës” me regji të Armend Zeqirit. Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 20:00, përveç të fundit të së shtunës, 14 shtator, e cila do të fillojë në orën 17:00. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR