• e hënë, 23 dhjetor 2024

MBPEU: Është marrë një automjet me drunj, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore

MBPEU: Është marrë një automjet me drunj, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se dje në Talasmanc të Kratovës, nga ana e Policisë pyjore është ndaluar një automjet i cili transportonte drunj në sasi prej 8,70 м3, i drejtuar nga një person i punësuar në Policinë pyjore për të cilin pas kontrollit të kryer është konfirmuar se është me pajisje joadekuate dhe është marrë.

Ngjarja, siç informojnë nga MBPEU, është regjistruar dje në orën 15:00 në vendin Dupka të fshatit Talasmanc të Kratovës.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personi J.M. i cili drejtonte automjetin është i punësuar në Policinë Pyjore të Kriva Pallankës dhe po ashtu posedon dokumente joadekuate, përkatësisht në vetë fletëdorëzimin si drejtues i mjetit është shënuar personi tjetër me iniciale M.J. Për këtë, automjeti është sekuestruar përkohësisht nga Policia Pyjore dhe i është dorëzuar NPVK Kratovë në pritje të procedurës përkatëse. Ndaj punonjësit do të zhvillohet procedurë, përgjegjësi për këtë do të ketë”, thuhet në kumtesën e MBPEU-së.

Nga MBPEU, porosisin se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe se përgjegjësi për këtë do të ketë, si dhe se vazhdojnë maksimalisht në ndaljen e krimit dhe tregtisë së jashtëligjshme me drunj. fc/

Fotografia: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR