• e diel, 08 shtator 2024

Paradite mot me diell, pasdite me shi të rrëmbyeshëm në disa vende

Paradite mot me diell, pasdite me shi të rrëmbyeshëm në disa vende

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të ligë me shi më të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginave moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për mot të ligë. Temperatura minimale do të bie deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 32 gradë.

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe në ditët në vijim vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët. Në disa vende do të ketë erë të fuqishme, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa lokalisht do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm prej mbi 25 litra në metër katror për kohë të shkurtë, bubullima, erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë dhe breshër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR