• e enjte, 20 shkurt 2025

Pako e re e sanksioneve nga Brukseli për Moskën

Pako e re e sanksioneve nga Brukseli për Moskën

Bruksel, 19 shkurt 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot u dakordua të vendos raund të ri të sanksioneve kundër Rusisë. Marrëveshja mes ambasadorëve qëllimisht është planifikuar të jetë në prag të trevjetorit të pushtimit. Kjo është pakoja e 16-të e kufizimeve nga shkurti i vitit 2022.

Sanksionet e reja vendosin ndalesë të importeve të aluminiumit primar rus, ide për të cilën është diskutuar në të kaluarën, por nuk u miratua kurrë për shkak të përmbajtshmërinë nga disa shtete anëtare, të shqetësuara për ndikimin e tij ekonomik.

Aluminiumi i papërpunuar rus përbën rreth gjashtë për qind të importeve të aluminiumit në BE.

BE-ja tashmë ka ndaluar disa produkte aluminiumi, të cilët vijnë nga Rusia, siç janë telat dhe gypat, edhe pse ato përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të blerjeve. Tani, ndalesa është zgjeruar për të mbuluar aluminiumin primar, që shitet si pllaka dhe përbën një pjesë të madhe të vlerës së importuar.

Përveç metalit së papërpunuar, paketa e fundit e sanksioneve e zgjeron listën e zezë kundër cisternave që i përkasin "flotës ruse në hije", të cilën Kremlini e ka vendosur për të anashkaluar kufizimet perëndimore në tregtinë me naftën dhe për të mirëmbajtur një burim të ardhurash, që është kyç për financimin e luftës kundër Ukrainës.

Vlerësohet se "flota në hije" ka rreth 600 anije, por nuk ka numër zyrtar për shkak të fshehtësisë së informatave të Kremlinit.

Sipas diplomatëve, me sanksionet e reja, BE-ja vendos në listën e zezë 73 anije, për të cilat dyshohet se janë pjesë e "flotës në hije". Plotësimi e rrit numrin e përgjithshëm në 153 anije. Të gjithëve u ndalohet qasje në portet e BE-së dhe shërbimet e BE-së. 

Në mënyrë shtesë, sanksionet e reja nxjerrin 13 banka ruse nga sistemi elektronik SWIFT dhe pezullojnë licencat për emetimin e tetë mediave ruse.

Miratimi formal pritet të hënën, kur ministrat e Punëve të Jashtme do të takohen në Bruksel. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR