Pa ujë një pjesë e Batincës
- Pa ujë sot nga ora 9:00 do të mbetin një pjesë e banorëve nga rruga "3" në Batincë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 09:18, 8 mars, 2024

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 9:00 do të mbetin një pjesë e banorëve nga rruga "3" në Batincë.
Siç informoi Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit f- 100 mm në rrugën “3” nr.25 në Batincë.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s