• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përcaktohet pamja e fletëvotimit për zgjedhjet për president të shtetit dhe për deputetë

Përcaktohet pamja e fletëvotimit për zgjedhjet për president të shtetit dhe për deputetë

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pasdite e përcaktoi pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për zgjedhjet për deputetë.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko ka theksuar se pasi fletëvotimi ka elemente të caktuara mbrojtëse, ajo pjesë e kësaj pike do të jetë e mbyllur për opinionin.

"Në pjesën e hapur të seancës duhet të informojmë opinionin në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor, të cilat do t'i citojmë siç e parashikon ligji dhe gjithçka që theksohet në ligj, si në çdo zgjedhje të deritanishme ne do ta zbatojmë në pamje dhe në përmbajtjen e fletëvotimit. Mirëpo, duke qenë se fleta e votimit ka elemente të caktuara mbrojtjeje si në çdo zgjedhje, vetëm në pjesën që përmban ato mbrojtje të veçanta të integruara ose të fshehura në përmbajtjen e fletëvotimit, ajo pjesë e kësaj pike do të jetë e mbyllur për opinionin në përputhje me dispozitat e Rregullores, për arsye sigurie, e cila është në interes të ligjshmërisë së procesit zgjedhor. Pra, nuk ka dilema te opinioni se ne po bëjmë diçka me dyer të mbyllura", tha ai.

Kondarko citoi nene nga Kodi Zgjedhor që përmbajnë të gjithë elementët që do të përfshihen në përmbajtjen dhe pamjen e fletës së votimit.

"Në bazë të nenit 93, fletëvotimi shtypet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Emri i parashtruesit të listës, emri dhe mbiemri i kandidatit, përkatësisht i bartësit të listës, janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik. Për pjesëtarët e komuniteteve, emri i parashtruesit të listës, emri dhe mbiemri i kandidatit ose bartësit të listës shkruhet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën dhe gjuhën dhe shkrimin e komunitetit të cilit i përkasin. Në komunat në të cilat së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, fletëvotimet për zgjedhje shtypen përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik dhe në gjuhën dhe alfabetin zyrtar që e përdorin qytetarët në atë komunë" , tha ai.

Me nenin 94 të Kodit Zgjedhor, në fletëvotim nëse ka kandidatë ose mbajtës të listave me të njëjtin emër dhe mbiemër atëherë shënohet edhe shkronja fillestare e emrit të mesëm. Në fletëvotim, kandidatët, përkatësisht parashtruesit e listave, renditen sipas radhës së përcaktuar në listën e vetme të kandidatëve. Fletëvotimi përmban një pjesë për votim dhe një seksion që mbetet në koçan.

Neni 95 parashikon se pjesa e fletëvotimit për votim për zgjedhjen e Presidentit të Republikës përmban emrin e fletëvotimit, komunën dhe numrin e fletëvotimit për votim në Republikën e Maqedonisë, emrin e fletëvotimit dhe selinë e përfaqësisë diplomatike-konsullore jashtë vendit, numri rendor, emri dhe simboli i parashtruesit të listës nëse ka një të tillë. Pjesa e fletëvotimi që mbetet në koçanin e bllokut përmban numrin rendor të fletëvotimit, komunën, gjegjësisht selinë e përfaqësisë diplomatike-konsullore, gjegjësisht zyrat konsullore dhe numrin e qendrës së votimit. Emri i fletëvotimit përmban flamurin e Republikës së Maqedonisë.

Neni 96 i referohet fletëvotimit për deputetë dhe pjesa e fletëvotimit për votimin e deputetëve përmban emrin e fletëvotimit, numrin e njësisë zgjedhore, komunës dhe vendvotimit, numrin rendor, emrin dhe simbolin e parashtruesit të listës nëse ka, emri dhe mbiemri i mbajtësit të listës në bazë të të dhënave nga evidenca amë. Pjesa e fletëvotimit që mbetet në koçanin e bllokut përmban numrin rendor të fletëvotimit, numrin e njësisë zgjedhore, komunës dhe numrin e vendvotimit. Në emrin e fletëvotimin qëndron numri i njësisë zgjedhore dhe flamuri i Republikës së Maqedonisë.

 

Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së, propozoi që fletëvotimi në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë dygjuhësh, por propozimi nuk u pranua.

"Sipas nenit 6 paragrafi 1 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të gjithë qytetarët që përdorin së paku 20 për qind duhet t'u mundësohet komunikimi dhe procedurat e tyre në gjuhën që flasin. Dhe sipas listave të dorëzuara në KSHZ, kandidati Bujar Osmani e ka dorëzuar listën dygjuhëshe, prandaj propozoj që fletëvotimi në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të jetë dygjuhësh. Gjithashtu, në përputhje me nenin 23 paragrafi 5 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku shumë qartë thuhet se të gjitha ligjet që nuk përdoren në pjesën për përdorimin e gjuhëve, nuk janë të harmonizuara me ligjin për përdorimin e gjuhëve është në fuqi Ligji për përdorimin e gjuhëve. Në këtë pjesë nuk duhet të jetë në fuqi neni 93 paragrafi 4 i Kodit Zgjedhor, por është në fuqi neni 93 paragrafi 5 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve", tha Shehu.

Pasi propozimi i Shehut nuk mori mbështetje nga anëtarët e KSHZ-së, ajo në një fjalim procedural theksoi se atë që e tha sot në seancë sipas Rregullores dhe Kodit Zgjedhor do të jetë në pjesën e vendimit si mendim i veçantë, të cilin do t'ua paraqesë shërbimeve për ta vënë si pjesë përbërëse të vendimit për pamajen e fletëvotimi.

KSHZ-ja më herët në seancë i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa nesër do të hidhet shorti për numrat rendorë në fletëvotimnt për zgjedhjet parlamentare. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR