Bajram Rexhepi: Tetova nuk ka nevojë për shkolla!
- Kandidati i BDI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se Tetova nuk ka nevojë për shkolla të reja dhe premtoi vetëm një shkollë nëse fiton zgjedhjet, gjatë një debati parazgjedhor në RTVM2.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 23:20, 13 tetor, 2025
Shkup, 13 tetor 2025
Kandidati i BDI-së për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se Tetova nuk ka nevojë për shkolla të reja dhe premtoi vetëm një shkollë nëse fiton zgjedhjet, gjatë një debati parazgjedhor në RTVM2.
"Do të ndërtojmë vetëm një shkollë në lagjen Dardania, sepse nuk ka nevojë për shkolla në Tetovë", tha Bajram Rexhepi.
Nga ana tjetër, kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami, tha se gjatë mandatit të dytë do të ndërtohen 2 shkolla të mesme, të cilat veçmë janë në ndërtim, 3 objekte të reja për shkollat fillore, 6 salla sportive dhe 3 pishina, dy prej të cilave tashmë po ndërtohen.
Komunikatë e VLEN-it
Foto: VLEN