• e diel, 08 shtator 2024

Për zjarrin në Rasadnik është ngrit kallëzim penal kundër një 14-vjeçari

Për zjarrin në Rasadnik është ngrit kallëzim penal kundër një 14-vjeçari

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për rastin e zjarrit në Rasadnik është parashtruar kallëzim penal kundër një të mituri 14-vjeçar i cili së bashku me dy fëmijë të tjerë kanë hedhur mjete piroteknike, pas së cilës është ndezur bari i thatë dhe ka rënë zjarr në të cilin janë zënë rreth tre hektarë sipërfaqe.

SPB Shkup në PTHP Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër një të miturI 14 vjeçar për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, e cila dënohet me nenin 288 të Kodit Penal.

"Njëherit, i raportuari së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale, më datë 03.09.2024 rreth orës 15 në vendin e quajtur Rasadnik, në territorin e Komunës Kisella Vodë. në Shkup, kanë hedhur mjete piroteknike që i kishin ndezur më parë me çakmak, pas së cilës bari i thatë ka marrë flakë dhe ka shpërthyer zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh", thuhet në kumtesën e MPB-së.

Me reagimin e shpejtë të policëve nga SPB Shkup, në koordinim me shërbimet tjera, zjarri është lokalizuar dhe janë parandaluar dëme të mëdha.

Në zjarrin, siç informojnë nga njësiti i zjarrfikësve të Shkupit, është djegur një sipërfaqe me bar të thatë, shkurre, goma veturash dhe pemë që ndodhen në Rasadnik. Në shuarjen kanë ndërhyrë tetë automjete dhe 15 zjarrfikës, nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR