• e diel, 08 shtator 2024

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Shkup, 8 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu me kohëzgjatje të shkurtër dhe shtrëngata të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit dhe nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të freskëta në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi, me reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 25 l/m2 në një kohë të shkurtër), bubullima, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër, sidomos të martën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR