• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandon që shkollat fillore të punojnë me orë mësimore të shkurtuara

Për shkak të temperaturave të larta, MASH rekomandon që shkollat fillore të punojnë me orë mësimore të shkurtuara

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Shkollat ​​fillore mësimin të vazhdojnë ta realizojnë me orë mësimore të shkurtuara, por të kenë kujdes që të ruhet thelbi i materialit mësimor të cilën e mësojnë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe obligimin e shkollave fillore deri më 17 qershor ta ndjekin mësimin e vitit 2023/2024.

"Në kumtesën për mediat, MASH theksoi edhe disa rekomandime për mbrojtjen e nxënësve nga moti i nxehtë - klasat dhe hapësirat e tjera të cilat shfrytëzohen në shkollë duhet të ajrosen vazhdimisht; t’i udhëzojnë nxënësit dhe t`u jepet mundësia që të konsumojnë sasi më të madhe të ujit; t`i rekomandojnë nxënësit të mos konsumojnë ushqime të yndyrshme dhe ushqime që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit gjatë ditës së shkollës.

"Këto rekomandime janë pjesë e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen nga valët e të nxehtit të Qendrave për Shëndet Publik, dhe në përputhje me Planin e veprimit shëndetësor për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut", informoi MASH. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR