• e diel, 22 dhjetor 2024

Për shkak të situatës me ujin pacientët nga Kumanova do të dërgohen në spitalet dhe klinikat e Shkupit

Për shkak të situatës me ujin pacientët nga Kumanova do të dërgohen në spitalet dhe klinikat e Shkupit

Kumanovë, 22 maj 2024 (MIA) - Spitali i përgjithshëm i Kumanovës pas urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të situatës me ujin në Kumanovë do t'i dërgojë pacientët në spitalet dhe klinikat e Shkupit. 

"Për pacientët dhe personelin të cilët tashmë janë vendosur në spital, është siguruar ujë për pije, ndërsa ujë për përdorim teknik na siguroi Qendra për Menaxhim me Kriza. Është siguruar edhe ushqim në bazë të kushteve të reja të shkaktuara për pacientët", deklaroi drejtoresha e spitalit, Ivana Biljanovska.

Edhe nga shtëpia për persona të moshuar "Zafir Sajto" ka ujë teknik për shfrytëzim nga puset e veta, informuan sot kompetentët. 

"Ujë për pije kemi siguruar sasi e cila do të jetë e mjaftueshme për dy deri tre ditët e ardhshme, informacioni është raportuar në shtab", deklaroi drejtori i institucionit, Dejan Stojanovski. 

Edhe nga kopshti më parë informuan se janë furnizuar me ujë për pije. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR