Për rindërtimin e Rripit të Gazës nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë
- – Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, enklavës së shkatërruar në luftën 15-muajshe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
- Post By Fitore Curri
- 09:26, 19 shkurt, 2025

Gjenevë, 19 shkurt 2025 (MIA) – Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, enklavës së shkatërruar në luftën 15-muajshe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.
Sipas vlerësimit të shpejtë të përkohshëm të dëmeve për rindërtim dhe rinovim të Rripit të Gazës nevojiten 53,2 miliardë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme, përderisa në tre vitet e para do të duhet të sigurohen 20 miliardë dollarë.
Sipas IRDNA më shumë se 292.000 shtëpi në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar, 95 për qind e spitaleve janë jofunksionalë, përderisa ekonomia lokale është ulur për 83 për qind. Për riparimin e ndërtesave do të nevojiteshin 29,9 miliardë dollarë, përderisa 19,1 miliardë dollarë do të ishin të dedikuara për kompensim të humbjeve sociale dhe ekonomike. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s