• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani u drejtua në Segmentin e nivelit të lartë të Këshillit për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara

Osmani u drejtua në Segmentin e nivelit të lartë të Këshillit për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut si bazë e rendit kushtetues, si dhe përkushtimi për forcimin e bashkëpunimit multi-lateral në drejtim të respektimit dhe mbrojtjes së tyre, janë bazë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot përmes video-lidhjejes në Segmentin e nivelit të lartë të sesionit të 55-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

“Këtë vendi e dëshmoi më së miri gjatë presidencës me OSBE-në në vitin 2023 nën sloganin “Fjala është për njerëzit”, duke e vënë fokusin në adresimin e diskriminimit dhe intolerancës, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, lirinë e medias, të rinjtë dhe shoqërinë civile, dhunën ndaj grave dhe barazinë gjinore", përfundoi Osmani në fjalimin e tij.

Osmani kujtoi kandidaturën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Këshillin për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2025-2027 dhe shprehu optimizëm se vendit do t'i jepet mundësia të merr pjesë aktive në punën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për herë të dytë, i cili njëherit mbetet një forum vendimtar për diskutim të përballjes me sfidat që vënë në pikëpyetje realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në sesionin e Segmentit të Lartë, i cili do të zgjasë deri më 5 prill, marrin pjesë krerët e qeverive dhe shteteve dhe ministrat e punëve të jashtme, me qëllim që të rikonfirmohet rëndësia e punës së Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe mekanizmave të tij për adresimin e plotë të sfidave për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, por edhe me qëllim të marrjes së përgjegjësive nga agjenda globale e të drejtave të njeriut përpara Samitit të ardhshëm për të ardhmen e Kombeve të Bashkuara. mb/

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR