Osmani takoi Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher.
- Post By Fami Bajrami
- 16:34, 25 shtator, 2025
Prishtinë, 25 shtator 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher.
“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, takova Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka thënë Osmani.