• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Përsëri jemi në udhëkryq, por për herë të parë çelësi për vazhdimin e rrugës evropiane është tek ne

Osmani:  Përsëri jemi në udhëkryq, por për herë të parë çelësi për vazhdimin e rrugës evropiane është tek ne

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) -  Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar pa mëdyshje për anëtarësim në Union. Vendi krijoi një model evropian të demokracisë funksionale multietnike, demonstroi një kulturë evropiane për dialog dhe kompromis, qëndrueshmëri në përmbushjen e kritereve. Sot përsëri ndodhemi në një udhëkryq, por çelësi për vazhdimin e integrimit evropian është tek ne. Do të bëjmë një gabim historik nëse nuk qëndrojmë në rrugën e tanishme.

Këtë e theksoi  shefi i diplomacisë Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp në Shkup me shefat e diplomacive të Austrisë Aleksandar Shalanberg, të Çekisë Jan Lipavski dhe të Sllovakisë Mirosllav Vllahovski.

"Nga njëra anë negociat të filluara, skrining të zbatuar me sukses dhe disa muaj para hapjes së klasterëve dhe kapitujve. Por,  për herë të parë neve na është dhënë çelësi – vetë t'i   zhbllokojmë kapitujt dhe  klasterët dhe ta vazhdojmë me sukses procesin e negociatave. Por,  nga ana tjetër, po përballemi me rezistencë të imponuar nga disa, nga pjesa e përfaqësuesve të opozitës, do të thoja rezistencë irracionale, sepse ndryshimi kushtetues që e kemi marrë si detyrim për ta implementuar aspak nuk e ndryshon  thelbin e rregullimit tonë kushtetues. Madje, ndoshta edhe fjala ndryshim ësht e gabuar, Ndoshta  fjala plotësim duhet të përdoret, sepse rregullimi kushtetues nuk ndryshohet, por vetëm shtohen edhe disa bashkësi me të cilat saktësohet edhe struktura multietnike e shtetit tonë. Diçka që ne e theksojmë gjatë gjithë kohës si përparësi apo sukses tonin", tha Osmani.

Ai theksoi se për momentin e gjithë Evropa është në një kohë të turbullt dhe komplekse, një periudhë kur procesi i integrimit evropian është gjithnjë e më shumë çështje sigurie.

 "Vetëm dy ditë më parë nga Uillnusi, në vepër na u demonstrua fuqia e zgjerimit në një tjetër Aleancë me zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Një ngjarje që frymëzoi pa mëdyshje një shpresë të re optimizmi për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të qëndrueshme afatgjatë. Zgjerimi i Unionit është përballur me një moment të ngjashëm integrues që nuk duhet ta humbasim. Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të lejojë që të veçohet dhe t'i përkasë grupit të vendeve kandidatë apo kandidatëve potencialë që kanë çështje të hapura dhe për të cilat nuk do të ketë rrugë të shpejtë për anëtarësim në BE. Përkundrazi, do të bëjmë një gabim historik nëse nuk qëndrojmë në rrugën e tanishme, të cilës i jemi kthyer me shumë vështirësi pas shumë vitesh pritje", tha Osmani.

 Ai paralajmëroi se në javët në vijim deputetët do të vendosen para zgjedhjes që të vazhdojnë me plotësimin e Kushtetutës, që sigurisht përfaqëson detyrimin dhe përfitimin tonë qytetërues - ose do ta mbyllim atë derë me arsyetime në të cilat pastaj askush nuk do t'i kujtojë.

Në pyetje e gazetaëve që të japë një kornizë kohore se kur pret miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe nëse është i sigurt se nuk do të ketë  bllokadë tjetër nga një anëtar tjetër i BE-së, Osmani tha se kjo diktohet nga korniza kohore e procesit të skriningut i cili pritet të përfundojë diku në nëntor dhe për shkak se nuk ka parakushte të tjera përveç atyre të përcaktuara në kuadrin e negociatave. 

 Për t'u ballafaquar me ndjenjat e mundshme negative ndaj BE-së në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut për shkak të lëshimeve që janë bërë, shefi i diplomacisë vlerëson se për të ruajtur besueshmërinë e procesit të zgjerimit dhe të institucioneve evropiane,   një tejkalim që do tl përbëhet nga përdorimi i përfitimeve të integrimit edhe para vetë anëtarësimit.

 Sa i përket sfidës me ndryshimet kushtetuese nënvizoi se vendi ndodhet para dy opsioneve, i treti nuk ekziston. ar/

  

QËNDRONI TË LIDHUR