Osmani: Një jo e madhe për futjen e interpretimeve historike në udhërrëfyesit, një po e madhe për të drejtat e komuniteteve, pavarësisht nga madhësia e tyre
- Së pari, është mirë që Aleksandër Adam është me ne këtu, sepse ai është një nga arkitektët e të ashtuquajturit propozim francez. Ky propozim që solli marrëveshjen vitin e kaluar u bazua në disa parime.
- Post By Besnik Shuki
- 21:14, 29 gusht, 2023
Shkup, 29 gusht 2023
“Së pari, është mirë që Aleksandër Adam është me ne këtu, sepse ai është një nga arkitektët e të ashtuquajturit propozim francez. Ky propozim që solli marrëveshjen vitin e kaluar u bazua në disa parime.
Parimi se gjuha maqedonase do të jetë në kornizën negociuese pa asnjë shtesë dhe do të jetë gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian pasi të jemi anëtar të BE-së.
Një JO e madhe për futjen e interpretimeve historike në udhërrëfyesit, klasteret, kapitujt e procesit negociues. Një JO e madhe për çdo debat rreth identitetit, gjatë procesit.
Por, një PO e madhe për të drejtat e komuniteteve, për të drejtat e pakicave, pavarësisht nga madhësia e tyre, sepse kjo është shenja jonë dalluese - Maqedonia e Veriut është e njohur për demokracinë e saj multietnike funksionale.
Pra, PO për amendamentet kushtetuese, PO për vendosjen e paketës më të gjerë të privilegjeve për të gjitha komunitetet, duke përfshirë edhe komunitetin bullgar, i cili në bazë të regjistrimit të fundit numëron rreth 3500. Ky është parimi mbi të cilin jemi bazuar. Ndonjëherë kur kemi interpretime të ndryshme mes nesh dhe Sofjes, themi: Le ta thërrasim Parisin dhe Aleksandër Adamin të na shpjegojnë, sepse këto janë parimet kryesore”.
Ministria e Puëve të Jashtme, pjesë nga fjalimi i ministrit Bujar Osmani në Forumin e Bledit
____________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: MPJ