• e enjte, 11 korrik 2024

Osmani në koordinim me Ramën që edhe "Kosova t'i bashkohet Shqipërisë dhe aleatëve tjerë" në NATO

Osmani në koordinim me Ramën që edhe

Prishtinë, 10 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin, siç kumtoi kabineti i Osmanit, i kanë koordinuar pozitat dhe përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në NATO.

Siç transmeton MIA, Osmani dhe Rama kanë diskutuar për vlerën e lëvizjes së Kosovës në rrugën euroatlantike, ndërsa veçanërisht për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, "si një aleancë vitale për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe më gjerë".

"Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për koordinimin e pozitave tona të përbashkëta dhe përpjekjet që Kosova sa më parë t'i bashkohet Shqipërisë dhe vendeve tjera aleate si anëtare me të drejtë të plotë në NATO, aty ku edhe e ka vendin", thuhet në kumtesë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR