• e martë, 26 nëntor 2024

Osmani: Konkurs i ri për zgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, për herë të parë vendi jonë do të ketë kandidatin e vet

Osmani: Konkurs i ri për zgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, për herë të parë vendi jonë do të ketë kandidatin e vet

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot informoi se është marrë vendim për shpalljen e konkursit të ri për zgjedhjen e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal, ku për herë të parë vendi ynë do të ketë kandidatin e vet. Ai shtoi se procesi i mëparshëm i zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm do të anulohet për shkak të mungesës së konsensusit. Osmani propozon edhe vendosjen e kryesimit me rotacion të vendeve, sipas shkronjës së parë të shtetit apo kryeqytetit.

Maqedonia e Veriut kryeson Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga 1 korriku i vitit 2023. Sipas Osmanit, ky është një kryesim i rëndësishëm i një procesi në të cilin 13 vende anëtare nga Evropa Juglindore janë bashkuar në një platformë me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së procesit të integrimit evropian të vendeve.

"Kryesimi jonë me titullin 'Ndërtojmë ura' është në funksion të pajtimit, por edhe të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimit në BE, në këtë periudhë ka sfida, ajo është zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të Këshilli për bashkëpunim rajonal. Për shkak të uljes së besimit, mosbashkëpunimit ndërmjet vendeve, shumicës së organizatave rajonale, anëtarëve, roli i të cilëve është zbatimi i vendimeve që marrin proceset e bashkëpunimit, ende nuk kanë udhëheqësi, duke përfshirë platformën më të rëndësishme, e që është Këshilli për bashkëpunim rajonal, roli i të cilit është për të zbatuar dokumentet që dalin nga procesi i Berlinit, dy planet aksionare të tregut të përbashkët rajonal", ka thënë Osmani në konferencën e sotme për shtyp.

Prandaj, Osmani përmendi, "se si kryesues i iniciativës ka marrë vendim që të anulojë procesin e deritashëm të konkursit për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm, të trashëguar nga dy kryesitë e mëparshme të Turqisë dhe Greqisë, në të cilin tre kandidatë - sekretarja aktuale e përgjithshme Majlinda Bregu, kandidati nga Kosova dhe nga Sllovenia nuk arritën konsensus për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm", shton Osmani.

Ai potencon se kanë marrë vendim që të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm në të cilin Maqedonia e Veriut do të ketë kandidatin e saj. Osmani shtoi se këtë proces po e fillon sot, pasi tashmë ka dërguar letër drejt të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme rreth iniciativës së 13 vendeve, se këtu ndalet procesi i votimit dhe rivotimit në raport me tre kandidatët ekzistues.

"Rezultatet e deritanishme tregojnë se edhe pse ka pasur dallime, nuk ka mjaftuar për t'u arritur konsensus për një kandidat. Prandaj sot po fillojmë një proces të ri në të cilin do të kemi një kandidat dhe shpresojmë të marrim mbështetjen e vendeve tjera", tha Osmani.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve informoi se afati për dërgimin e kandidaturave për Sekretar të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal në Ministrinë e Punëve të Jashtme është deri më 25 mars.

"Kërkova nga kandidatët që deri më 25 mars të dorëzojnë CV-të deri tek MPJ-ja. Do të gjejmë një kandidat të mirë, qoftë nga MPJ qoftë nga jeta shoqërore. Ne besojmë se është koha që Maqedonia e Veriut të menaxhojë një organizatë të madhe rajonale dhe do të luftojmë deri në fund për të siguruar mbështetjen e të gjithëve. Menjëherë pas zgjedhjeve planifikoj të mbaj mbledhjen ministrore dhe të realizojmë votim për zgjedhjen e një kandidati", tha Osmani. 

Ai theksoi se Majlinda Bregu ishte një kuadër jashtëzakonisht e mirë. Për tre vitet e fundit ajo ishte Sekretare e përgjithshme dhe mandati i saj përfundon në dhjetor të këtij viti, por Osmani potencoi se këtë iniciativë të rëndësishme rajonale nuk duhet ta lëmë fare pa sekretar të përgjithshëm në kushtet kur bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm.

"Duke qenë se është e qartë se nuk mund të arrihet një konsensus, para së gjithash është marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e cila nuk lejon që të arrihet një konsensus për një kandidat, prej këtu vjen iniciativa jonë për të zgjedhur shkronjën e parë, do të merremi vesh nëse shteti apo kryeqyteti dhe më pas do të bëjmë rotacion sipas alfabetit për të zgjedhur të gjithë drejtuesit e këtyre organizatave rajonale. Në këtë fazë, mendoj se është e rëndësishme të fillohet një proces i ri dhe që Maqedonia e Veriut të aplikojë seriozisht për postin e Sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë", shtoi Osmani.

Procesi për bashkëpunim me Evropën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, ndërsa ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin ekonomik si dhe integrimin e plotë të saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Maqedonia e Veriut është anëtare e PBEJL nga themelimi i saj, ndërsa ka kryesuar iniciativën në dy raste, 2000-2001 dhe në vitin 2012-2012. Iniciativa ka 13 vende anëtare dhe përveç Maqedonisë së Veriut, pjesë e saj është dhe Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR