• e premte, 10 maj 2024

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) -  Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6,30 për qind. Sipas Komisionit për politikë monetare operative të Bankës Popullore, politika monetare është adekuate me kushtet në ekonomi, por rreziqet e inflacionit imponojnë dhe nevojën për monitorim të kujdesshëm të mëtejshëm të faktorëve të inflacionit dhe kujdesin në drejtim të politikave makroekonomike që ndikon kërkesa në ekonomi duke përfshirë edhe tregun e punës ku ka ritme të larta të rritjes së pagave reale.

Siç informojnë nga Banka Popullore, oferta e boneve të thesarit në ankandin e rregullt mbetet e pandryshuar dhe arrin vlerën prej 10 miliardë denarë. Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7 ditore janë në nivelet 4,20 për qind dhe 4, 25 për qind.

"Edhe më tej pritet që niveli i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme të rezervës së detyruar dhe masat makroprudenciale të marra, të kontribojnë në ngadalësimin e mëtejshëm të inflacionit dhe ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Pastaj, ndryshimet e fundit në instrumentin e rezervës së detyrueshme, aplikimi i të cilit fillon nga qershori i vitit 2024, nënkupton mbështetje shtesë të karakterit dhe kujdesit të politikës monetare", theksojnë nga Banka Popullore.

Nga atje theksojnë se në kushtet e qëndrueshmërisë së tregtisë valutore, theksi kryesor gjatë marrjes së vendimit për ruajtjen e vendosjes aktuale të politikës monetare është në nevojën e stabilizimit të inflacionit në nivele historikisht të ulëta dhe pritjeve inflacioniste në një nivel më të lartë dhe bazën e përhershme, duke marrë parasysh rreziqet aktuale të cilat në masë të madhe janë të lidhura me tensionet gjeopolitike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR