• e hënë, 23 dhjetor 2024

Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE

Server: Rruga më e mirë që duhet të ndjekë Maqedonia e Veriut është integrimi në BE

Uashington, 10 maj 2024 (MIA) - Pas zgjedhjeve të dyfishta që u mbajtën në vendin tonë më 8 maj dhe në të cilat VMRO-DPMNE e orientuar djathtë dhe kandidati i tyre presidencial Gordana Siljanovska-Davkova fituan bindshëm, rruga më e mirë që Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë është integrimi në BE, deklaroi për MIA-n Daniel Server, ekspert për Ballkanin.

Server është profesor në katedrën për studime të avancuara ndërkombëtare pranë universitetit Xhon Hopkins dhe është i bindur se qeveria e re nuk do të ketë sukses në zgjedhjet e ardhshme nëse, siç thotë, nuk e zgjidh çështjen me Bullgarinë dhe e ngadalëson procesin e anëtarësimit në BE.

"Drejtimi më i mirë për Maqedoninë është Bashkimi Evropian. Nuk shoh ndonjë alternativë tjetër që mund të sjellë një standard më të mirë jetesë, më shumë liri të fjalës apo rritje të sigurisë", deklaroi ai sot.

Në komentin e tij ai iu referua edhe Marrëveshjes së Prespës, duke e cilësuar si "një të mirë që njeh interesat e të dyja palëve" Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

"Duhet theksuar se Marrëveshja e Prespës në mënyrë eksplicite mbron të drejtën e qytetarëve që ta quajnë vendin si të duan (neni 7, paragrafi 5). "Maqedonia e Veriut" kërkohet vetëm në përdorim zyrtar, thekson ai .

I pyetur për ndikimin keqdashës të Rusisë në Ballkan dhe nëse sheh kërcënime të mundshme pas Marrëveshjes së Prespës, Server tha se nuk sheh kërcënime por vetëm oportunizëm.

"Kërcënimi vjen nga njerëzit të cilët nuk duan ta pranojnë dhe kështu ta shtyjnë Maqedonina mbrapa në pasiguri dhe izolim. Ekziston kërcënim edhe nga ndikimi rus, Moska është e gatshme të inkurajojë të gjithë ata që janë të përkushtuar ndaj ento-nacionalizmit dhe ndarjeve, sasa ndaj bashkëpunimit ndëretnik dhe besnikërisë ndaj shtetit.

Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet edhe para sfidës me kërkesë të Bullgarisë për ndryshim të Kushtetutës, e në çka VMRO-DPMNE-ja kundërshtohet.


"Preferoj kushtetuta që nuk emërojnë grupe etnike. Vlerësoj se kërkesat bullgare për ndryshime kushtetuese janë tejmase. Por, Shkupi duhet të gjejë zgjidhje me Sofjen, me të cilën do të mundësojë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë përparimin drejt BE-së", tha Server.


Sipas tij, kandidatët për anëtarësim në BE janë ballafaquar me një të vërtetë të hidhur - vendet ekzistuese anëtare kanë ndikim më të madh ndaj secilës çështje të pazgjidhur bilaterale.


"Shkupi dhe Sofja kanë më shumë arsye që të bashkëpunojnë sesa të konfrontohen. Shpresoj se VMRO-DPMNE-ja do ta pranojë këtë dhe do të kërkojë zgjidhje në vend të zënkave të vazhdueshme", vlerëson Server.


Ai parashikon që qeveria e ardhshme e udhëhequr nga kjo parti nuk do të ketë sukses në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk e zgjidh çështjen me Bullgarinë dhe e ngadalëson anëtarësimin e vendit në BE. ls/bsh/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR