• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski në takim me partnerët e koalicionit "Maqedonia e Juaj" për formimin e qeverisë së ardhshme

Mickoski në takim me partnerët e koalicionit

Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot ka realizuar takim me kryetarët e partive në përbërje të Koalicionit "Maqedonia e Juaj" për formimin e qeverisë së ardhshme.

Në takimin, siç kumtoi VMRO-DPMNE-ja, u konstatua se Koalicioni ka realizuar rezultat të suksesshëm dhe historik, i cili krijon edhe përgjegjësi për realizimin e pritjeve.

"Kryetari Mickoski ka marrë përkrahje nga kryetarët e partive të koalicionit për fillimin e negociatave për përbërje të qeverisë së ardhshme. Sipas konkludimit nga takimi, bisedimet duhet të udhëhiqen në bazë të postulateve për zhvillim të përshpejtuar ekonomik të Maqedonisë, luftës së fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit dhe integrimet evropiane në bazë të parimeve dhe vlerave", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. bsh/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR