• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Noer mbetet në Bajern deri në vitin 2024

Noer mbetet në Bajern deri në vitin 2024
Mynih, 23 maj 2022 (MIA) – Kapiteni i Bajernit të Mynihut, portieri 36-vjeçar Manuel Noer, e vazhdoi kontratën me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2024. Noer arriti në Bajern në vitin 2011 nga Shalke dhe gjatë 11 viteve të kaluara me klubin nga Mynihu ka fituar dhjetë tituj gjermanë, pesë trofe në kupën kombëtare, ndërsa dy herë triumfoi në Ligën e kampionëve. Noer në karrierë ka 473 paraqitje për Bajernin, ndërsa ka mbrojtur në 109 ndeshje për Gjermaninë, me të cilën e fitoi edhe titullin botëror. “Manuel Noer është portieri më i mirë në botë”, deklaroi paraardhësi i tij në golin e Bajernit dhe reprezentacionit gjerman, Oliver Kan. “Të qëndrosh në kreun botëror aq gjatë është me siguri arritje”, shtoi drejtori ekzekutiv i Bajernit të Mynihut. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR