• e premte, 10 maj 2024

Njukaslli i bën ofertë Mauricio Sarit

Njukaslli i bën ofertë Mauricio Sarit

Napoli, 30 prill 2024 (MIA) - Njukaslli i ka bërë ofertë trajnerit italian Mauricio Sari, shkruajnë mediat në Ishull.

Eksperti gjashtëdhjetë e pesë vjeçar është larguar së fundmi nga Lacio, ndërsa emri i tij lidhet me një sërë skuadrash evropiane.

Mes destinacioneve të reja të mundshme për Sarin janë klubet si Fiorentina, Torino, Milani, Napoli dhe Uest Hem. Trajneri me përvojë pritet të marrë vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit aktual.

Pronarët saudit të Njukasllit kanë dërguar ofertë deri tek Mauricio Sari në përpjekje për ta bindur atë të zëvendësojë Edi Haun në verë.

Sipas "TMV", Sari është tunduar nga oferta dhe projekti që i ka ofruar klubi anglez.

Skuadra e Njukasll zë vendin e shtatë në renditjen provizore në Premier ligë me 53 pikë pas 34 ndeshjeve të luajtura. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR