• e martë, 11 qershor 2024

Vinisius: Uniteti është çelësi i suksesit të Real Madridit

Vinisius: Uniteti është çelësi i suksesit të Real Madridit

Madrid, 9 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinisius pas kualifikimit të mbrëmshëm në finalet e Ligës së kampionëve ka vlerësuar se suksesi i Klubit mbretëror në skenën evropiane është falë kohezionit dhe përkushtimit të lojtarëve dhe tifozëve.

Reali kaloi në finalen e "Uemblit" pas një kthese dramatike në ndeshjen kthyese gjysmëfinale kundër Bajernit, duke eliminuar gjigantin gjerman me dy gola në fund (2-1) të ndeshjes në "Santiago Bernabeu".

"Kur luajmë në shtëpi, kemi ndjenjën se asgjë nuk është e pamundur. Kjo është për shkak të unitetit të grupit tonë dhe kjo bënë diferencën me ekipet tjera", deklaroi Vinisius pas ndeshjes.

"Jam krenar për të gjithë, jam i krenar që kam mundësinë të luaj në këtë fushë dhe të përjetoj netë të tilla. Ky është Real Madridi - ne nuk dorëzohemi kundër askujt. Ne gjithmonë sulmojmë, gjithnjë e më shumë trofe. Tifozët tanë janë njësoj si ne. Jam krenar që e vesh këtë fanellë", tha Vinisius.

Reali me 14 tituj evropianë mban rekordin, ndërsa për ta fituar titullin e 15-të do ta ketë më 1 qershor në “Uembli” të Londrës në finalen ku kundërshtarë do ta ketë Borusia Dortmundin. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR