• e diel, 05 janar 2025

Njeriu në auto-bombën para hotelit të Trampit ka kryer vetëvrasje para shpërthimit

Njeriu në auto-bombën para hotelit të Trampit  ka kryer vetëvrasje para shpërthimit

Las Vegas, 3 janar 2025 (MIA) - Burri i cili ishte në automobilin që shpërtheu para hotelit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp në Las Vegas, kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në kokë para shpërthimit, njoftuan zyrtarët e policisë amerikane.

Methju Livelsberger, 37 vjeç, nga Kolorado, ishte një anëtar i dekoruar i Beretave të Gjelbërta të Armatës Amerikane, i cili u sistemua dy herë në Afganistan dhe me siguri planifikonte të bënte dëm sa më të madh të mundshëm, besojnë ekspertët të cilët thonë se trupi prej çeliku i automjetit amortizoi pjesën më të madhe të forcës në shpërthimin fillestar.

Sherifi i Qarkut Klark, Kevin Mekmehil tha në një konferencë për shtyp se një armë u gjet pranë këmbës së burrit në sediljen e shoferit.

"Ndër sendet e djegura të gjetura në automjet ishin armë zjarri, një numër i madh i mjeteve piroteknike, një pasaportë, një kartë ushtarake, karta kreditore, një ajfon dhe një orë e mençur”, tha MekMehill.

Keni Kuper, një agjent special i Byrosë Amerikane të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, tha se niveli i sofistikimit të këtij sulmi nuk ishte ai që do të pritej "nga një individ me këtë lloj përvoje ushtarake". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR