Një përfaqësues zyrtar i Hamasit: Ka shumë mundësi të shtunën që të lirojmë gjashtë pengje
- Një përfaqësues zyrtar i Hamasit tha se ka shumë mundësi që të shtunën të lirojnë gjashtë pengje, njoftuan sot mediat izraelite.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:12, 18 shkurt, 2025

Tel Aviv, 18 shkurt 2025 (MIA) - Një përfaqësues zyrtar i Hamasit tha se ka shumë mundësi që të shtunën të lirojnë gjashtë pengje, njoftuan sot mediat izraelite.
"Në vijim janë negociatat, ndërsa ato varen nga çmimi që Izraeli është i gatshëm të paguajë", deklaroi një përfaqësues anonim i Hamasit, transmeton "Tajms of Izrael"
Ai shtoi se Hamasi për momentin po kërkon që Izraeli të pajtohet të negociojë fazën e dytë të marrëveshjes së shkëmbimit të pengjeve, si dhe të sigurojë garanci për çështjet humanitare dhe të lejojë dërgimin e shtëpive mobile dhe pajisjeve të rënda të ndërtimit në Gazë.
Foto: Arkivi i MIA-s