Një nxënës nga Prilepi ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i tretë
- Një nxënës i klasës së gjashtë nga shkolla fillore "Goce Dellçev" në Prilep dje pasdite ka rënë nga kati i tretë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është transferuar në Kirurgjinë e Fëmijëve në Shkup.
Prilep, 21 janar 2025 (MIA) - Një nxënës i klasës së gjashtë nga shkolla fillore "Goce Dellçev" në Prilep dje pasdite ka rënë nga kati i tretë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është transferuar në Kirurgjinë e Fëmijëve në Shkup.
Sipas shefit të Ndihmës urgjente mjekësore të Prilepit, Boshe Millosheski, ata janë thirrur dje në ora 14:40, ndërsa nxënësi 11-vjeçar ishte në gjendje gjysmë të vetëdijshme.
"Menjëherë është transferuar në Repartin për anestezion në Spitalin e Prilepit. Nga ekzaminimet fillestare konstatohet se ka frakturë në njërën shputë të këmbës dhe dyshime për thyerje të rruazave torakale. Menjëherë është transferuar në mjekim në Kirurgjinë e Fëmijëve në Shkup", deklaroi Milloshevski.
Drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve, Lazo Jovçevski për MIA-n informoi se fëmija është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka bërë policia rreth orës 15 dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit.
Nga shkolla paralajmëruan se do të drejtohen përmes kumtesës. ls/
Foto: MIA