• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas të shtënave me armë në bulevardin “Nikolla Karev”

Një i vdekur dhe dy të plagosur pas të shtënave me armë në bulevardin “Nikolla Karev”

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup.

Siç informoi MPB-ja për MIA-n, mbrëmë rreth orës 23:40 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Nikolla Karev” në Shkup ka pasur të shtëna.

Në ora 23:45 nga Klinika Universitare për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi Ohriit” – Shkup është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A (24) nga Shkupi.

"Në orën 23:51 nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë në orën 00:45 më 27.05.2024, A.I. ka ndërruar jetë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia po merr masa për kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e rastit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR