• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Një grup i shtëpive mediatike evropiane me padi kërkojnë nga Gugëlli 2.1 miliardë euro dëmshpërblim për humbje të të ardhurave

Një grup i shtëpive mediatike evropiane me padi kërkojnë nga Gugëlli  2.1 miliardë euro dëmshpërblim për humbje të të ardhurave

 Berlin, 29 shkurt 2024 (MIA) - Një grup i mediave evropiane kanë ngritur padi kundër Gugëll (Google), duke kërkuar dëmshpërblim prej  2.1 miliardë euro për humbjen e të ardhurave nga reklamimi digjital.

Grupi përfshin 32 grupe mediatike nga Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Hungaria, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja dhe Suedia, mes të cilëve edhe Aksel Springer dhe Shtajria Media Grup. 

"Kompanitë mediatike që ngritën padi pësuan humbje për shkak të konkurrencës së dobësuar në treg, e cila është pasojë e drejtpërdrejtë e shkeljes së rregulloreve nga ana e Gugllit",  theksohet në kumtesën e  përfaqësuesve të tyre ligjorë, firmave të avokatëve "Geradin Partners dhe Stek" që dje u publikua. 

"Nëse Gugëll nuk e keqpërdore  pozicionin e tij dominues, kompanitë mediatike do të kishin gjeneruar dukshëm më shumë të ardhura nga reklamat dhe do të kishin paguar më pak kompensime për shërbimet e teknologjisë së reklamave. Çelësi është se këto para mund të ishin riinvestuar në forcimin e mediave evropiane", theksojnë avokatët.

Paditësit sqarojnë se vendosën të ndërmarrin këtë hap, duke ngritur një padi në një gjykatë holandeze për shkak se Holanda ka fituar një reputacion si një juridiksion kyç për klrkim të dëshpërblimit në Evropë dhe sepse duan të shmangin shumëzimin e kërkesave në disa vende evropiane. 

 Zëdhënësja e Gugëll në kumtesë për mediat theksoi se  padinë e konsiderojnë   "spekulative dhe oportuniste".

"Gugëll punon në mënyrë konstruktive me botuesit në të gjithë Evropën... Mjetet tona të reklamimit janë përshtatur dhe zhvilluar në partneritet me të njëjtët reklamues", shtoi ajo. 

Botuesit në mbarë botën  me vite ankohen për dominimin e kompanive të mëdha të teknologjisë në reklama në llogari  të të ardhurave të tyre. Sipas analistëve, Gugëll është platformë udhëheqëse për reklamat digjitale në botë, raportojnë mediat britanike. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR