Një gjykatës federal i ka urdhëruar administratës së Trampit që ta kthejë Zërin e Amerikës
- Gjykatësi federal e ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Tramp qël ta kthejë Zërin e Amerikës, duke thënë se me përpjekjet për shkatërrimin e servisit 80-të vjeçar informativ të financuar nga qeveria me siguri janë shkelur edhe ligji edhe Kushtetuta.
- Post By Melahat Baftija
- 12:28, 23 prill, 2025

Uashington, 23 prill 2025 (MIA) - Gjykatësi federal e ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Tramp qël ta kthejë Zërin e Amerikës, duke thënë se me përpjekjet për shkatërrimin e servisit 80-të vjeçar informativ të financuar nga qeveria me siguri janë shkelur edhe ligji edhe Kushtetuta.
Sipas Politikos, gjykatës amerikan i qarkut Rojs Lambert ka thënë se shpejtësia e administratës që ta shpërbëjë Zërin e Amerikës (VOA) dhe organizatat simotra të lajmeve të financuara nga Agjencia amerikane për media globale (USAGM) ka rezultuar me suspendim të qindra gazetarlve dhe të punësuarve.
"Kjo ka çuar në rrezikun e deportimit të disa korrespondentëve të huaj në vendet e tyre të origjinës, ndërsa heshtja e Zërit të Amerikës - për herë të parë pas 80 vjetëve - ka privuar gjithashtu qindra miliona dëgjues nga një burim i besueshëm lajmesh në pjesë të botës ku nuk ka media të lira", tha Lambert.
Ai tha gjithashtu se administrata nuk ka ofruar praktikisht asnjë justifikim për shkurtimet drakoniane, duke sugjeruar se po punon për të përmbushur urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Tramp të 14 marsit, i cili bën thirrje për shkurtime të konsiderueshme në agjenci.
Gjykatësi, i cili u emërua nga Regan, urdhëroi administratën Tramp që të kthejë menjëherë në punë të gjithë punonjësit dhe programet e Zërit të Amerikës për të përmbushur mandatin e tij ligjor për të "shërbyer si një burim lajmesh vazhdimisht i besueshëm dhe autoritar".
Tramp dhe aleatët e tij e kanë gjykuar Zërin e Amerikës si një bastion të ideologjisë së "të majtës ekstreme" dhe kanë sugjeruar se ai nuk i shërben interesave të qeverisë amerikane. mb/
Foto: MIA