• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një atashe për bujqësi në Ambasadën gjermane në Shkup do të jetë përgjegjës për vendin, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor

Një atashe për bujqësi në Ambasadën gjermane në Shkup do të jetë përgjegjës për vendin, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Në Ambasadën gjermane në Shkup nga janari i vitit 2024 do të emërohet një atashe për bujqësi, i cili përveç se për vendin tonë, do të jetë përgjegjës edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për Frank Miler, diplomat gjerman i punësuar në Ministrinë federale gjermane të Bujqësisë dhe Ushqimit, i cili deri pak kohësh ka punuar në Kiev.

Qëllimi i pozitës së tij, siç njoftoi sot ministri federal gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit, Xhem Ozdemir, do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit në sektorin agrar. 

"Do të doja të njoftoj diçka. Frank Miller, një nga kolegët tanë më të mirë të punësuar në Ministri, i cili deri para pak kohësh ishte në Kiev dhe ishte një nga diplomatët e parë që u kthye në Ambasadën gjermane dhe punoi në Kiev, do të jetë atashe në Ambasadën gjermane në Shkup si përfaqësues i Ministrisë federale të Ushqimit dhe Bujqësisë dhe ai nuk do të jetë përgjegjës vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i qëndrimit të Millerit do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit në këtë fushë. RF e Gjermanisë me të vërtetë e mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur rrugën tuaj drejt anëtarësimit të plotë në BE", tha Ozdemir pas takimit dypalësh me nikoqirin e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave", Lupço Nikollovski.

Miler do të duhet t'i bashkojë vendet e Ballkanit Perëndimor për avancim të përbashkët në sektorin e bujqësisë. fc/

Fotografia: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR