• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një çiklist ka humbur jetën në Gostivar, goditet nga një kamion mikser

Një çiklist ka humbur jetën në Gostivar, goditet nga një kamion mikser

Gostivar, 20 prill 2023 (MIA) - Një person ka humbur jetën në aksidentin e sotëm të komunikacionit që ka ndodhur në një udhëkryq në Gostivar. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Sipas SPB Tetovë, rreth orës 15:30  sot është raportuar se  ka ndodhur një aksident komunikacini në udhëkryqin e rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Beliçicë” në Gostivar. Sipas njoftimit, një automjet motorik ngarkues “man” me mikser për beton i drejtuar nga M.K.(56) nga Belovishtja e Gostivarit, ka goditur një person të rritur me biçikletë, identiteti i të cilit për momentin nuk është bërë i ditur.

"Në aksident personi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë", theksojnë nga SPB Tetovë.

Në vendin e aksidentit po kryhet ekspertizë që e udhëheq prokurori publik, ndërsa në të cilin merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme të Gostivarit. Me urdhër të prokurorit publik do të kryhet autopsi. ar/


 Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR