• e enjte, 04 dhjetor 2025

Nivelet e lumenjve në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja e nëntorit

Nivelet e lumenjve në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja e nëntorit

Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Nivelet e lumenjve në vend sot janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja për muajin nëntor, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorolgjike (DPHM). Vetëm te lumi Bregallnicë në Berovë është matur nivel më i ulët se mesatarja - 12 centimetra, përballë 22 të zakonshëm.

Te lumenjtë e tjerë shënohen rritje. Vardari në Jegunovc dhe në Veles ka vlera dyfish më të larta se mesatarja, ndërsa te Treska në Makedonski Brod niveli është tetë herë më i lartë - nga 13 centimetra në 108 të sotshme.

Pçinja në Banjën e Katllanovës shënon rritje të trefishtë - nga 40 në 124 centimetra, po ashtu edhe tek Babuba në Bogomillë (nga 14 në 42) dhe te Cërna Reka në Novaci, ku niveli i ujit është rritur nga 65 centimetra në 246.

Në liqenet natyrore, ka rritje minimale krahasuar me matjet e djeshme, por pa devijime të mëdha nga mesatarja për nëntor.

Temperatura e Liqenit të Ohrit këtë mëngjes është 13,5 gradë, e Prespës 10,5, ndërsa e Dojranit 13 - të gjitha në kuadër të mesatares sezonale. bsh/

Foto: MIA arkiv dhe DPHM

QËNDRONI TË LIDHUR